Rasmusen ne Shkup

Inkurajim për zgjidhjen e shpejtë të kontestit rreth emrit dhe qasje më aktive nga të dyja palët. Këto porosi sekretari i përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen ia transmetoi sot kryeministrit Nikolla Gruevski.

My favo cat-instead of RasmussenPas takimit në Qeveri që zgjati më shumë se një orë, Rasmusen nuk njoftoi  për afate konkrete deri kur Aleanca pret zgjidhjen e kontestit, ndonëse në opinion tashmë flitet se parashikimet e reja janë se kjo duhet të ndodhë deri në Samitin e nëntorit të NATO-s në Lisbonë.

Shpresojmë se do të shohim pozicione më aktive nga të gjitha palët për gjetjen e zgjidhjes, për gjetjen e përparimit, të tolerancës, të kompromisit. Nevojitet vendim i guximshëm politik nga të gjitha palët në mënyrë që të mund të arrihen objektivat strategjike të vendit tuaj- BE-ja dhe NATO ” deklaroi Andreas Fog Rasmusen sekretar i pergjithshem i Aleances.

Gruevski i cili dje në Bruksel u takua me kryeministrin grek Jorgos Papandreu nuk u  përgjigj drejtpërsëdrejti nëse dalloi tek homologu i tij vullnet të mirë. Ai shkurt tha se sikur të kishte vullnet të tillë, kontesti deri më tash do të ishte zgjidhur.

Shpresojmë se në periudhën e ardhshme, nëse tregohet edhe nga pala tjetër vullnet i mirë, të arrihet një zgjidhje e cila do të na ndihmoj që ta realizojmë planin tonë strategjik dhe të bëhemi vend – anëtare e NATO-s dhe ti fillojmë bisedimet përfundimtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian ”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

Megjithatë, Rasmusen u distancua nga vlerësimet për bisedimet, duke përmendur se ato zhvillohen në Kombet e Bashkuara, por shtoi se ekzistonte përshtypja se ka gatishmëri për zgjidhjen e kontestit. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vizitën në rajon e paralajmëroi edhe në profilin e vet në rrjetin social Facebook.

Tags:

Leave a Reply