Dialog i ri me Brukselin

Fyle, Baroso dhe Gruevski ne Oher 2011

Më 15 mars Shkupin do ta vizitojë Euro-komisari për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle. Nga Sekretariati për Çështje Evropiane kanë njoftuar se Fyle dhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski do ta nisin dialogun jo-formal në nivel të lartë  mes Maqedonisë dhe BE të paralajmëruar që në prill të vitit të kaluar.

Temat që do të trajtojnë Gruevski dhe Fyle përfshijnë thuajse të gjitha pikat kyçe të raportit të KE-së për Maqedoninë, ku vendi kishte kritika më të mëdha duke filluar nga reformat në administratë, lirinë e medieve, reformat në gjyqësor, masat anti-korrupsion dhe të tjera.

Në një takim me gazetarët zv/kryeministrja për çështje evropiane Teuta Arfi ka njoftuar se me datë 5 dhe 6 mars në Bruksel do të realizojë takime me komisionarin Fyle, euro-deputetin Eduard Kukan dhe raportuesin në Parlamentin Evropian për Maqedoninë Riçard Hovit. Ky i fundit në raportin e tij për PE-në ka cekur se qeveria duhet të përgatit plan për realizimin e regjistrimit të popullatës në vitin 2012.

Mirëpo, nga kabineti i Arifit kanë thënë se “Qeveria nuk e ka ndërmend të planifikojë regjistrimin brenda këtij viti“. Sipas të njëjtave informata, Arifi do ta informojë Brukselin se qeverisë këtë herë i duhet më shumë kohë për ta organizuar regjistrimin për shkak fiaskos me atë të muajt shtator 2011.

Tags:

Leave a Reply