Vazhdon kontrolli i furgoneve te paligjshem, konfiskohen tre furgon

Edhe sot ka vazhduar kontrolli i transportuesve të paligjshëm. Inspektorati shtetëror pranë Ministrisë së Transportit, në pikën pagesore Milladinoc në Kumanovë, sot ka konfiskuar tre furgonë që kanë transportuar udhëtarë në mënyrë të paligjshme. Inspektorët kishin kontrolluar edhe kompanitë e licencuara, duke konstatuar se tek tetë prej tyre janë bërë shkelje të Ligjit për trafik rrugor. Për disa transportues është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, ndërsa disa të tjerëve u janë konfiskuar automjetet në kohëzgjatje nga 6 muaj deri në një vit. Nga Ministria e Transportit paralajmërojnë për kontrolle edhe më rigoroze.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/119280.html

Leave a Reply