Posts Tagged ‘integrime’

Maqedonia nuk merr date per negociata

среда, јуни 23rd, 2010

Në Maqedoni, ditët e fundit ekspertët për çështje evropiane dhe sektori joqeveritar shprehin pesimizëm të lartë lidhur me fatin e vendit në samitin e Bashkimit Evropian. Më 17 qershor në Bruksel, sipas tyre Maqedonia nuk do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për antarësim të plotë në BE për shkak të problemit të emrit me Greqinë.

Problemi rreth 20 vjeçar për emrin kushtetues të Maqedonisë me Greqinë, si duket do të bllokojë sërish rrugën euroatlantike të Maqedonisë. Një vit më parë në samitin e NATO-s pikërisht veto-ja Greke pengoi Maqedoninë të bëhet pjesë e kësaj aleance.

Maqedonia nuk do të marrë datë në samitin e ardhshëm për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian duke marrë parasysh rrethanat e fundit të cilët kanë ndodhur qoftë të aspektit politik apo qoftë të zgjidhjes së kompromisit me Greqinë” tha Sela.

Lidija Dimova, ekpserte për çështje evropiane dhe koordinatore e organizatës joqeveritare ‘Qendra maqedonase për edukim evropian’ thotë se kjo do të ndodh për shkak se kryeministri Gruevski nuk ka dhënë asnjë shenjë për zgjidhjen e problemit me Greqinë.

Nuk do të ishte suprizë po mos marrim datë për fillimin e bisedimeve, duke pasur parasysh faktin se problemi i emrit nuk ka lëvizur apsak. Po të kishte së paku disa shenja për ndonjë ndryshim të mundshëm, atëherë do të kishte hapërsirë për entuziasëm dhe optimizëm” tha Dimova.

Në vijë të njejtë është edhe gazetari Ardi Pulaj. Ai thotë se Maqedonia nuk do të marrë datë për bisedime me BE-në, pasi këtë mesazh e ka dhënë edhe faktori politik në vend.

“ Edhe në Shkup janë dhënë këto sinjale, kishim pak ditë më parë zv/kryeminstrin Naumovski i cili tha se nuk do të jetë çudi nëse kjo nuk ndodh. Gjithashtu edhe liderin e opozitës Branko Cërvenkovskin, i cili ka thënë se në samitin e ardhshëm të BE-së nuk do të jepet një datë për fillimin e negociatave për anëtarsimin e Maqedonisë në BE

Por a është në të vërtetë vetëm cështja e emrit që pengon Maqedoninë për të marrë datë për fillimin e negociatave?
Lidija Dimova, thotë se Maqedonia ka përbushur kriteret e nevojshme për të marrë datën e bisedimeve me BE-në prandaj në këtë rast problem i vetëm mbetet emri.